Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19
Lokale

Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19

16.Nov.2020 10:54
0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës pas shqyrtimit të raportit të Drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Dr. Daliborka Pavlloviç lidhur me gjendjen epidemiologjike në komunën e Bujanocit si pasojë e përkeqësimit të gjendjes me virusin korona ka aprovuar masa të reja në luftën kundër COVID-19. 

Me propozim të komandantit të Shtabit Nagip Arifit, përveç masave të aprovuara nga Qeveria të gjitha ndërmarrjet publike dhe administrata lokale duhet të përshtatin orarin e punës që gjysma e punëtorëve të punojnë një ditë dhe pjesa tjetër ditën tjetër. 

Gjithashtu masat e reja ndalojnë rreptësishtë hyrja e çdo personi pa maska në NP dhe Administratën lokale. 

Sipas Drejtoreshës Dr. Pavlloviç, gjendja momentale në Komunën e Bujanocit sa i përket Covid-19 është tejet e përkeqësuar dhe numri i të infektuarve deri më 15. 11.2020 është 291 të infektuar dhe janë në pritje edhe 20 rezultate./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/htabi-emergjent-bujanoc-lk.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtari turk i firmës që zhvilloi vaksinën anti-COVID-19: Jeta normale kthehet dimrin e ardhshëm
Kuvendi i Bujanocit aprovon propozimin për shpalljen “Qytetar nderi”, ministrin Gent Cakaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration