
Komuna e Bujanocit publikon konkluzionin e qeverisë së Serbisë për renovimin e shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan
Komuna e Bujanocit ka ublikuar konkluzionin e qeverisë së Serbisë për renovimin e shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili ka pranuar sot zyrtarisht konkluzionin e Qeverisë për sigurimin e mjeteve financiare.
Sipas këtij dokumenti vlera e përgjithshme që Qeveria e Republikës së Serbisë ka ndarë për renovimin e shkollës në Lluçan është 90 milionë dinarë pa TVSh.
