Komuna e Bujanocit njoftim zyrtar: Kufizohet orari i punës në objektet hoteliere
Komuna a Bujanocit përmes një njoftimi sqaron se kufizohet orari i punës në objektet hoteliere
Ky është njoftimi zyrtar i komunës së Bujanocit i publikuar në facebook:
Lajmërim:
Kufizohet orari i punës së objekteve hoteliere deri në ora 23.00 Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit i njofton qytetarët, se shtabi i krizave në Republikën e Serbisë për mbrojtjen e shëndetit të popullësisë nga sëmundja ngjitëse COVID 19, në seancën e mbajtur më 07.10.2020 ka nxjerrë vendim me të cilin kufizohet orari i punës së objekteve hoteliere deri në ora 23.00, përfshirë edhe verandat.
Kjo masë është aprovuar si pasojë e shtimit të rasteve të konfirmuara laboratorike të infeksionit me virusin korona.
Në pajtim me këtë do të ashpërsohet kontrolli i respektimit të masave të parapara.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-qendra.jpg): failed to open stream: No such file or directory