Komuna e Bujanocit nënshkruan 62 aktvendime për bujqit përfitues
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagp Arifi morri pjesë në procesin e nënshkrimit të 62 aktvendime për bujqit përfitues.
Postimi i plotë në Facebook nga komuna e Bujanocit:
Sot janë nënshkruar 62 aktvendime për bujqit përfitues nga konkursi i shpallur nga komuna e Bujanocit.
Këtë vit, për mbështetje të sektorit të bujqësisë, nga buxheti komunal janë ndarë 23 milionë dinarë (195.000,00€), ku 12.5 milionë që kanë qenë obligime nga viti 2019 janë paguar në muajin mars, 4 milionë dinarë janë ndarë për mbarësimin artificial të kafshëve, kurse sot janë ndarë edhe 6.5 milionë dinarë nga konkursi i bujqësisë.
Ashtu siç është premtuar, kësaj here kanë përfituar vetëm bujqit të cilët vërtetë merren me bujqësi, kurse nuk ka raste që punëtorët e admnistratës lokale të njejtën kohë të jenë edhe përfitues të mjeteve nga konkursi i bujqësisë.
Nga 64 aplikues, 62 prej tyre janë përfitues, kurse 2 janë refuzuar, pasi që me program, rregullore dhe konkurs është paraparë që ata të cilët kanë përfituar në vitin 2019 nuk mund të jenë përfitues edhe nga ky konkurs.