Komuna e Bujanocit ndan 11 milion dinarë për zhvillimin e bujqësisë
Komuna e Bujanocit ka propozuar aktvendimin për mjetet stimuluese në bujqësi si mbështetje financiare të prodhuesëve bujqësor në përparimin dhe zhvillimin e bujqësis në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2022,
Mjetet e përgjithshme që do të ndahen në kuadër të Кonkursit janë 11.800.000,00 dinarë dhe janë paraparë me Vendimin mbi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2022.
Njoftimi i plotë nga komunan e Bujanocit:
Në bazë të nenit 11. të Rregullores mbi kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve stimuluese në bujqësi si mbështetje financiare të prodhuesëve bujqësor në përparimin dhe zhvillimin e bujqësis në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2022, (“G. zyrtare e komunës së Bujanocit” nr. 5/2022) dhe Konkursit për ndarjen e mjeteve stimuluese nga programi mbështetjes për zbatimin e politikave bujqësore dhe politikës së zhvillimit rural të Komunës së Bujanocit në vitin 2022, Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi pas paraqitjes së kërkesave të njejtat i ka shqyrtuar dhe më datë:18.07.2022, sjell PROPOZIM AKTVENDIM për ndarjen e mjeteve stimuluese sipas Konkursit nga Programi mbështetës për zbatimin e politikës bujqësore dhe politikën e zhvillimit rural të komunës së Bujanocit në vitin 2022.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujqesia.jpg): failed to open stream: No such file or directory