Komuna e Bujanocit kërkon liçensimin e mjekëve të diplomuar në Kosovë
Deputet të Kuvendit të Kosovës janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë vizitës zyrtare që po realizon ky delegacion në Luginë të Preshevës.
“Bashkë me deputetët diskutuam për nevojën e përkrahjes praktike që i kontribuon zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, problemit të liçensimit të mjekëve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, nostrifikimin e diplomave dhe çështje tjera”, ka shkruar Kamberi.
Sipas Kamberit u potencua se prezenca e Kosovës me projekte konkrete në Luginën e Preshevës ngjallë shpresë dhe përkujdesje për gjeneratat e reja që jetojnë këtu.
Delegacioni i përbërë nga Nait Hasani, Teutë Haxhiu, Ismajl Kurteshi, Arban Abrashi, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani po qëndrojnë për vizitë në Luginë të Preshevës.
Gjatë ditës vizita e tyre do të vazhdojë në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari Shqiprim Arifi./Tituli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-deputet-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory