Komuna e Bujanocit fiton dyfishin e projektit krahas Preshevës në Beograd, digjitalizohen kuvendet
Lokale

Komuna e Bujanocit fiton dyfishin e projektit krahas Preshevës në Beograd, digjitalizohen kuvendet

23.Apr.2019 09:57
0

Ministri i Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, Branko Ruzhiq ka nënshkruar kontratat me 63 kryetar të komunave për financimin e 77 projekteve në vlerë prej 490 milion dinarë, shkruan Titulli.com.

Ruzhiq është shprehur se mjetet dedikohen për infrastrukturë, menaxhimin e-administratës, organizimin e manifestimeve kulturore, turistike e sportive dhe parandalimin e fatkeqësive elementare.

Nga ky fond komuna e Bujanocit ka përfituar një projekt me vlerë prej 4.7 milion dinarë për avancimin dhe zhvillimin e punës së kuvendit komunal përmes sistemit elektronik të votimit dhe mbajtjes së seancave, raporton Titulli.com.

Nga i njëjti fond ka përfituar edhe komuna e Preshevës projektin me vlerë 2.424 milion dinarë për digjitalizimin e kuvendit komunal të komunës së Preshevës.

Ministri Ruzhiq ka thënë se këtë vit buxheti ishte 50% më i madh nga viti 2018 duke vlerësuar se projektet e mbështetura do të sjellin zhvillimin komunave që kanë përfituar./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjitalizimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration