Lokale
Kompleks memorial i ushtrisë në mes të Lluçanit e Dobrosinit
[caption id="attachment_40565" align="alignleft" width="294"] foto ilustrim[/caption]
Po zbardhen detajet e punimeve të filluara të enjten në mes dy vendbanimeve shqiptare të komunës së Bujanocit
Xhandarmëria serbe në bashkëpunim me ushtrinë që katër ditë me radhë po vazhdojnë punimet në malin mbi fshatin Lluçan.
Titulli ka ardhur deri në informacionin se këto punime janë duke u bërë për ngritjen e një kompleksi memorial për pjesëtarët e rënë të ushtrisë dhe njësisë speciale të xhandarmërisë gjatë konfliktit të armatosur në këtë rajon, në vitin 2000/2001 me UÇPMB-në.
Ky kompleks memorial nuk do të jetë sikurse i të rënëve të UÇPMB-së, por siç theksoi bashkëbiseduesi i Titullit ai do të përfshi një hapësirë gati sa një fushë futbolli.
Në pyetjen se a nuk është provokim ndërtimi i një kompleksi memorial në mes të fshatrave shqiptare, burimi ynë ka thënë se edhe shqiptarët kanë ndërtuar lapidare për të rënët e tyre, pse të mos ndërtojmë edhe ne./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kompleks-memorial.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!