Komisioni Parlamentar i Kosovës po qëndron në Luginë (Foto)
Lokale

Komisioni Parlamentar i Kosovës po qëndron në Luginë (Foto)

09.Mar.2015 15:11
0
Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Parlamentit të Kosovës , të kryesuar nga drejtuesi i tij, deputeti Nait Hasani, kanë nisur vizitën e tyre zyrtare dyditëshe në Luginën e Preshevës.

Në takimin e parë të zhvilluar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari i këtij organi Jonuz Musliu, fillimisht deputetët e Kuvendit të Kosovës i njoftoi me përbërjen dhe funksionimin e Këshillit.

Më tej, delegacioni në fjalë u njoftua me problemet e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht mungesa e teksteve shkollore në të gjitha nivelet e arsimit, shpejtimi i procesit të njohjes së diplomave universitare dhe angazhimin konkret lidhur me lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Kosova dhe Shqipëria, raporton portali Titulli.com.

Deputeti nga Kosova Nait Hasani theksoi që kjo është vizita e parë zyrtare në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, prandaj shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve në kuadër të punëve që bën Komisioni i arsimit dhe angazhimin e tërësishëm të institucioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Pas takimit të zhvilluar në selinë e KKSH-së, përfaqësuesit në fjalë, të shoqëruar edhe nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku,  janë takuar edhe me deputetët popullor në parlamentin republikan.

Në takim e dytë me deputetët nga Lugina e Preshevës, Riza Halimin e Shaip Kamberin, është biseduar për gjendjen e arsimit shqip në Luginë i cili po ballafaqohet me probleme  të shumta, ndërsa në veçanti në fokus të bisedës ka qenë çështja e njohjeve të diplomave.

Deputetët shqiptarë, me këtë rast, kanë kërkuar nga  mysafirët kosovarë që kjo çështje të ritheksohet sërish në bisedimet e Brukselit midis zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje adekuate për të rinjtë e Luginës që kanë përfunduar studimet në Universitetet e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Luginë,  përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport pranë Parlamentit të Kosovës do të takohen edhe me krerët e Bujanocit dhe Preshevës, do të vizitojnë disa shkolla, ndërsa vizita e tyre përfundon me takime në komunë të Medvegjës. /Titulli.com/

Partia Republikane reagon ndaj televizionit publik në Bujanoc
Ushtria e Serbisë kërkon rezervë aktive për të shërbyer edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration