Lokale
“Komandant Lleshi pret mërgimtarët” (video)
Bashkësia Lokale (BL) e fshatit Tërnoc nga ora 10h e ditës së sotme ka hapur muzeun e Komandant LLeshit për vizitë të bashkatdhetarëve që po qëndrojnë në vendlindje.
Sipas kryetarit të B.L. Agim Haliti, muzeu do të jetë i hapur gjatë ditës së shtunë dhe të diel nga ora 10h deri në orën 15h.
“Muzeu do të jetë i hapur gjatë fundjavës për të gjithë bashkatdhetarët që po qëndrojnë për pushime në Luginë por edhe ata qytetarë që nuk e kanë pas mundësinë ta vizitojnë këtë muze”, i tha Titullit kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti.
Muzeu i Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit gjendet në objektin e Klubit Futbollistik “Tërnoci” të komunës së Bujanocit.
Ky muze është hapur më 25 nëntor të këtij viti, ndërsa në hapjen solemne kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve./Titulli.com/
Pamjet e mëposhtme janë nga hapja e muzeut të Komandant Lleshit.
http://youtu.be/oi9CumVZ2y4copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/vizitoret-e-muzeut11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!