titulli.com
Lokale

Kolona në Konçul, mbi 5 orë pritje

11.Aug.2012 13:10
0
Më shumë se 5 orë po ju duhen qytetarëve për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi. Kolona të gjata të automjeteve janë bërë në të dy anët e kufirit në Konçul (Dheu i Bardhë) dhe në Merdare. Qarkullimi i automjeteve po shkon shumë ngadalë, e nganjëherë qytetarët e padurueshëm lëvizin nga njëra në tjetrën pikë kufitare duke tentuar të kalojnë më shpejt kufirin. Vozitësit e automjeteve që ndodhen në kolonë i kanë deklaruar Indeksonline përmes telefonit se për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi duhet të presin më shume se 5 orë, sidomos për të hyrë në Serbi nga drejtimi i Kosovës. Gjendja në këto momente nuk është e mirë as në pikalimin kufitar në Merdare, pikë kjo më e frekuentuar nga qytetarët. Kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se kolonat e gjata në Merdare janë krijuar si pasojë e disa autobusëve të cilët e kanë lëshuar Kosovën e që janë vonuar për tu kontrolluar nga policia serbe. Gjendja më e vështirësuar është në Konçul, ndërsa Kelani thotë se disa qytetarë i kanë deklaruar Policisë Kufitare se autoritetet serbe nuk po angazhohen sa duhet për t’i mënjanuar pritjet e gjata./Titulli.com/
Digjet Corrado në hyrje të fshatit Turi (foto)
Haliti: Bujanoci me rrugë të asfaltuara para festës së Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration