Lokale
Koalicioni në Bujanoc: Nuk lidhemi për litari si kafshët, por për fjale (video)
Pas deklaratës së kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq se partia e Riza Halimit duhet të përfshihet në koalicionin qeverisës në Bujanoc dhe zërat se koaliconi me Arifin është prishur, Titulli ka kontaktuar udhëheqësit e grupeve të këshilltarëve serb se a do të jenë pjesë e koalicionit me Nagip Arifin.
Këshilltari i vetëm i Partisë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiqit në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, Bozhidar Angjellkoviq, i ka thënë Titullit se ai njëherë është lidhë për fjale dhe se nuk do të dalë nga koalicioni.
“Unë deklaratën e kryeministrit Daçiq as që e kam dëgjuar e as që mundem ta komentojë, mirëpo unë njëherë kam thënë se do të mbetem në koalicion dhe kjo vlen edhe më tej dhe nuk ka nevojë që të pyetemi disa herë për këtë. Njeriu nuk lidhet për litari si kafshët, por për fjale”, tha Angjellkoviq, ndërsa në insistimin e gazetarit se a do të mbetet edhe më tej pjesë e këtij koalicioni, ai shtoi:
“Absolutisht nuk ka asgjë nga prishja e koalicionit. Dyshojë në atë që kryeministri Daçiq të ketë dhënë këtë deklaratë dhe është shpifje nga ndokush”, ka përfunduar këshilltari i vetëm i kryeministrit Ivica Daçiq në kuvendin Komunal të Komunës së Bujanocit.
Edhe Stojança Arsiq konfirmon se vazhdon të qeverisë së bashku me Arifin dhe nuk e ka në planë të prishë koalicionin.
“Nga ajo që lexova nga deklarata e Daciqit nuk ka diçka të veçantë. Ne kemi koalicion dhe do të shohim a do të zgjerohet, mirëpo ne do të qëndrojmë në koalicionin e tanishëm”, konfirmoi për Titullin, nën kryetari i komunës së Bujanocit dhe drejtuesi i Grupit të Qytetarëve Stojança Arsiq.
Edhe Boban Pavlloviq nga “Koalicioni për Bujanocin” konfirmon atë që ka thënë më herët, se nuk ka në planë të prishë koalicionin me kryetarin Nagip Arifi.
“Ne kemi të nënshkruar marrëveshjen për koalicion në mes të Partisë Demokratike të kryetarit Nagip Arifi, Grupit të Qytetarëve Stojanca Arsiq si dhe “Koalicionit për Bujanocin” të cilin e përfaqësojë unë”, tha Boban Pavlloviq drejtues i këtij koalicioni.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste Serbe Ivica Daçiq, ka deklaruar në Vranjë se për atë është e palogjikshme që partia e deputetit popullor Riza Halimit PVD, nuk është pjesë e koalicionit qeverisës në Bujanoc.
Vlen theksuar se Partia për Veprim Demokratik e cila udhëhoqi me komunën e Bujanocit gjatë mandatit të kaluar patë akuzuar pikërisht Ivica Daçiqin (Minisër i Punëve të Brenshme) për burgosjen e shqiptarëve më 4 maj në këtë komunë.
Riza Halimi, deputet popullor, pat deklaruar se këto veprime janë vazhdim i terrorit shtetërorë ndaj popullatës shqiptare, ndërsa tani kërkon ndihmën e tij.
http://youtu.be/MyJ__AGoeTw
Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve 21 janë të koalicionit qeverisës. Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë dhe “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit).
Në opozitë janë gjithsejtë 20 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë, dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin pasgjedhor të opozitës shqiptare./Titulli.com/
http://youtu.be/8irjqKBQYkEcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!