Klubi Bjeshkatarëve “Ostrovica” mbanë aksionin tradicional
Lokale

Klubi Bjeshkatarëve “Ostrovica” mbanë aksionin tradicional

12.Aug.2013 16:49
0
Nën organizimin e Klubit të bjeshkatarëve “Ostrovica” nga Presheva, do të mbahet aksioni tradicionalë njëditorë  Maratoni i shtatë i bjeshkatarëve të Vranjës. Aksioni tradicional do të mbahet më 24 gusht 2013, ditë e shtunë, ndërkaq do të jetë i karakterit republikan. Kryetari i Klubit të Bjeshkatarëve “Ostrovica” Bajram Sadriu fton anëtarët e klubit si dhe adhuruesit e natyrës që të paraqiten për pjesëmarrje deri më 20 gusht, duke bërë edhe pagesën e shpenzimeve të rrugës në vler prej 500 dinarë. Paraqitja dhe pagesa bëhet tek zyra e avokatit Stojadin Ivanoviq në Preshevë, rruga Marshall Tita numër 46, çdo ditë prej orës 9:00-13:00. Aksioni tradicional Maratona e shtatë e bjeshkatarëve mbahet me qëllim të përfitimit të përvojës, diturisë, si dhe të njoftimit, shoqërimit dhe komunikimit me njerëz të ndryshëm nga rrethi dhe rajoni. Organizatorët apelojnë që të interesuarit të paraqiten me kohë, në mënyrë që organizimi të jetë sa më i mirë. Shoqata bjeshkatarëve “Ostrovica” është themeluar më 15.04.2008, kurse deri më tash ka pasur shumë aktivitete, e ndër to: më shumë se dhjetë herë kanë pushtuar majën e Ostrovicës, Majën e Zezë 1223 metra, Majen e Lubotenit 2500 m,  dy herë, Majën e Titos - Maqedoni 2748m, Brezovicën 2521 m, Peskovin 2651 m, Gjeravicën 2656 m, Besna Kobillën 1923 m, Kozjakun 1283 m. Anëtarët e kësaj shoqate kanë bërë edhe rrugëtime nëpër të gjitha fshatrat e Karadakut të Preshevës./Titulli.com/
Aksident në Nesalcë, lëndohen tre persona (foto)
Breznica mban “takimin e vendlindjes” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration