Klinaku: Kosova të diskutojë shkëmbimin e territoreve për popullatën dhe pasuritë (video)
Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se Kosova e ka të ndaluar me Kushtetutë që të bëjë ndryshime të kufijve.
Këtë deklaratë Klinaku e bëri në emisionin Politiko në Kanal 10.
“Në opinion është e përhapur ideja se nëse hapet mundësia e diskutimit të kufijve prishet pavarësia, prishet 17 Shkurti, kthehemi prapa. E vërteta është krejt e kundërta, vetëm atëherë ne jemi vërtetë shtet dhe vetëm atëherë kemi sovranitet mbi territorin tonë dhe kemi të drejtë të diskutojëm për territorin tonë. Deri tash nuk po na lejohet. 17 Shkurti fuqizohet kur neve të na jepet e drejta të flasim për territorin tonë dhe a dojmë me shkëmby ajo është tjetër. Nëse Serbia hyn në atë diskutim është barazuar me ne. A fitojmë a jo atëherë diskutojmë, duhet me diskutu terrenin, popullatën, pasuritë”, tha Klinaku.
“Kanë qenë kompromiset tona që të lejohet shpallja e pavarësisë. Ne e kemi të ndaluar me Kushtetutë të bashkohemi me një shtet tjetër apo japim ndonjë pjesë a të japim ndonjë pjesë. Por në atë moment që SHBA ta japin atë të drejtë të bëjnë më të fuqishëm”, tha ai.
Ky debat u hap pas publikimit në medie të një dokumenti jozyrtar slloven që qarkulloi sot, ngriti të gjithë rajonin në këmbë, pasi parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe po ashtu një “Serbie të Madhe”.
Në Bosnjë dyshojnë se Sllovenia qëndron pas kësaj “patateje të nxehtë”, derisa në Lubjanë pretendojnë se ata nuk janë adresa e duhur për këto pretendime, ndërkohë që kroatët spekulojnë se Serbia dhe Hungaria qëndrojnë pas gjithçkaje.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/linaku.jpg): failed to open stream: No such file or directory