Lokale
KKSH pa flamur, e me padi gjyqësore
[caption id="attachment_50799" align="alignleft" width="300"] Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së[/caption]
Gjykata për kundërvajtje në Vranjë, filiali në Bujanoc, ka ngritur një procedurë ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri lidhur me vendosjen e flamurit Kombëtar në godinën e këtij institucioni me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Vet Beqiri këtë akt e quan si një presion psikologjikë e politik, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve.
“Është e vërtetë që para dy ditëve kemi marrë një ftesë ku duhet të paraqitemi në Gjykatën për kundërvajtje të Vranjës më 8 prill dhe ka të bëjë me shpalosjen e flamurit Kombëtar në ndërtesën e KKSH-së”, konfirmoi për TV Spektrin, kryetari i këtij organi Galip Beqiri.
Ai thotë se nuk e merr shumë seriozisht këtë procedurë edhe pse sipas tij gjykata do të marrë një vendim të prerë.
“Megjithatë, ne jemi këtu që t’i përballojmë edhe këtyre presioneve që është duke i marrë kohëve të fundit pushteti qendrorë i Serbisë, sidomos Organet e punëve të Brendshme”, u shpreh Beqiri, transmeton Titulli.
Beqiri thotë se lidhur me këtë ngjarje ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar dhe se pret edhe një solidarizim edhe nga faktori shqiptar.
“Me marrjen e ftesës për në gjyq e kam njoftuar faktorin ndërkombëtar, sidomos OSBE-në e cila është prezentë edhe në Bujanoc, e kam njoftuar edhe subjektin tim politik. Ky është një presion edhe për udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës por edhe ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka përfunduar Beqiri.
Nisjen e procedurës ndaj kryetarit të KKSH-së e ka gjykuar edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc.
Para një muaji flamuri Kombëtar shqiptar nga persona të panjohur është heqë nga godina e KKSH-së në Bujanoc. Edhe pse rasti është paraqitë në polici deri më tani nuk është bërë zbulimi i kryerësve të kësaj vepre./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/KKSH2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!