titulli.com
Lokale

KKSH nuk do të "ndryshojë" flamurin, dënon rrënimin e lapidarit

09.Jan.2013 09:46
0
kksh Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc dënon tentimet për mohimin dhe shtrembërimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. “Duke pasur parasysh kompetencat e KKSH-së dhe ligji mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale që në thelb garanton ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar të pakicave kombëtare, KKSH dënon çfarë do tentative që ka për qëllim mohimin dhe  shtrembërimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së e cila u lëshua pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, transmeton Titulli. Ky organ poashtu dënon rrënimin e lapidarit si dhe vizitën e kryeparlamentarit serb i cili u shoqërua edhe me heqjen e flamurit kombëtar në Dobrosin të Bujanocit. “Vizita e kryeparlemtarit të Republikës së Serbisë njësisë speciale anti-terroriste Xhandarmërisë e shoqëruar me demolimin e lapidarit në varrezat e dëshmorëve të UÇPMB-së me heqjen e flamurit në Dobrosin, KKSH shpreh indinjatën e thellë dhe dënon ashpër aktet e tilla që në esencë kanë mohimin e historisë bashkëkohore dhe shkeljen mbi vlerat e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. KKSH, gjithashtu dënon ashpër deklaratat kërcënuese të kreut të qeverisës së Serbisë rreth lapidarit në komunën e Preshevës që janë inkurajuese për nxitjen e dhunës dhe tensioneve ndërnacionale në këtë rajon. Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjitha subjektet politike në unitet dhe reagim demokratik në cenimin e vlerave dhe shprehjes së identitetit të shqiptarëve. KKSH konsideron se vetëm bashkërisht me mjete politike në mënyrën më demokratike e civilizuese mundë të ruhet dhe avancohet identiteti kombëtar i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/ _________________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Jo që nuk e ndryshon, por e mban ende në ballkon
Liderët e Luginës në Beograd për të biseduar për pllakën përkujtimore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration