KKSH me vendim për mirënjohje, i pari Komandant Lleshi
Lokale

KKSH me vendim për mirënjohje, i pari Komandant Lleshi

25.May.2013 23:57
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka miratuar vendimin mbi dhënien e mirënjohjeve për personalitetet shqiptare në Luginë të Preshevës, mirënjohja e parë iu nda Komandat Lleshit  [caption id="attachment_73993" align="alignleft" width="300"]Ndarja e cmimit per Komandant Lleshin, pranon Izet Qazimi, vellau i komandantit (foto RTK) Ndarja e cmimit per Komandant Lleshin, pranon Izet Qazimi, vellau i komandantit (foto RTK)[/caption] Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc sot ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme me një pik të rendit të ditës: Propozimin mbi dhënien e mirënjohjeve për personalitetet e shquara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton Titulli. Ky propozim u miratua me shumicë votash nga anëtarët e KKSH-së i cili u përshëndet nga të gjithë të pranishmit, ku nuk mënguan as nga familja e heroit kombëtar, Ridvan Qazimit-Komandant Lleshi, përfaqësuesit e OVL-së, partive politike, Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe ish ushtar të Luginës, me theks të veçantë të Kosovës. Kjo seancë e jashtëzakonshme siç e quajti kryetari i KKSH, Galip Beqiri, nuk ishte e rastësishme, mirëpo ajo përkon me përvjetorin e dymbëdhjetë për përkujtimin e veprës së madhe dhe “Ditëve te Komandant Lleshit”. Mirënjohja e parë e dal nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës e aprovuar sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, iu dha dëshmorit Komandant “Lleshit” për kontributin, veprën dhe sakrificën e tij për kombin shqiptar, mirënjohje e cila i’u dorëzua vëllait të tij, Izet Qazimit, ku ky i fundit në emër ta familjes falënderoi dhe i është mirënjohës për këtë aktivitet të gjithëve që kanë kontribuar. Këtë akt e përshëndeti edhe kryetari i OVL-së Edmond Isufi, duke u shprehur se është më e pakta që mund të bëjmë ne të gjallët për dëshmorët e kombit. Më pastaj edhe ish ushtarët nga Kosova që ishin mysafirë në këtë seancë, u shprehen falënderues dhe të privilegjuar që po marrin pjesë në Ditët e Komandant Lleshit. Krejt në fund u shfaq dhe një dokumentar prej 30 minutash kushtuar kontributit dhe veprës së Ridvan Qazimit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku u pa me emocione dhe vëmendje nga të pranishmit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PVD: Serbët në veri të drejta më të larta se sa shqiptarët në Luginë
Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Leshit” (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration