KKSH: Kosova me zgjedhjet parlamentare tregoi pjekuri të lartë politike
Në një telegram urimi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare kryeministrin Hashim Thaçi.
“Më lejoni që në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në emrin tim personal t’iu uroj për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Këto zgjedhje vërtetuan themelet e demokracisë në Kosovë dhe votuesit treguan kurajon dhe përkushtimin për një proces demokratik mbrenda standardeve më të larta demokratike”, thuhet në telegramin e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, përshëndet për pjekurinë e lartë politike të treguar në këto zgjedhje, në veçanti uron fituesin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Partinë Demokratike të Kosovës.
“Duke pasur parasysh që jemi në procese të rëndësishme rajonale shpresojmë për një bashkëpunim edhe më intenziv dhe më proaktiv në kuadër të realizimit të të drejtave individuale dhe kolektive. Padyshim, që përkushtimi juaj dhe i subjektit tuaj nuk ka munguar dhe mbesim të bindur që me misionin e ri përpjekjet tona të përbashkëta do të realizohen në kontekstin rajonal”, ka thënë kryetari i KKSH-së Galip Beqiri. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Beqiri-konferenca-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory