KKSH filloi më shpërndarjen e librave për shkollat shqipe, aksioni vazhdon
Lokale

KKSH filloi më shpërndarjen e librave për shkollat shqipe, aksioni vazhdon

08.Sep.2020 14:42
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa së bashku me zëvëndësin e Enver Mehmeti dhe bashkëpunëtorët e tij  kanë bërë shpërndarjen e librave shkollor falas për të gjithë nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginë, përcjellë Titulli.com.

“Ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit fillorist shqiptar të Luginës së Preshevës. Aksion i tillë do vazhdojë edhe ditëve në vijim”, thuhet mes tjerash në postimin e publikuar në faqen në facebook të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas KKSH-së këto tekste po shpërndahen pas aprovimit ga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, transmeton Titulli.com.

“Numri i përgjithshëm i nxënësve që do përfitojnë tekste falas është 4052, rreth 20 mijë libra që do shpërndahen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Një punë intensive e KKSH, që nxënësit shqiptar të Luginës të jenë konkurrent me nxënësit e shkollave fillore në rajon”, thuhet në postimin e KKSh-së.

KKSH ka vlerësuar se shpërndarja e librave falas për të gjithë nxënësit bëhet për herë të parë në Luginë të Preshevës dhe nxënësit shqiptarë janë të vetmit në Serbi që librat iu ndahen pa pagesë..Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-enveri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shpërndaj librat falas për nxënësit fillorist në Luginë
Ministri Cakaj: Librat falas në forcimin e arsimit shqip në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration