Lokale
KKSH, ekspozitë me nxënës të Luginës
Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se më 14 nëntor 2012, në Shtëpinë e Kulturës ”Abdulla Krashnica”, në Preshevë do të mbahet ekspozita e organizuar për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozita do të filloj në orën 17:00.
Në këtë ekspozitë me punimet e tyre do të marrin pjesë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, njofton PreshevaNews.
Vlen të theksohet se për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore dhe të mesme do të ndahen shpërblime nga organizatorët. Ndërkaq, tre punimet më të mira të shkollave fillore dhe tre punimet më të mira të shkollave të mesme do të dërgohen në Ministrinë e Kulturës , në Tiranë.
Është ky aktiviteti i radhës i Këshillit Kombëtar Shqiptar për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!