KKSH: Edhe këtë vit të pranohen  të gjithë aplikuesit nga Lugina
Lokale

KKSH: Edhe këtë vit të pranohen të gjithë aplikuesit nga Lugina

16.Oct.2013 14:35
0
Kryetari   i   Këshillit  Kombëtar  Shqiptar (KKSH),  Galip Beqiri  ka realizuar  disa  takime  në  Tiranë me   Rektorin  e Universitetit   Shtetëror   të  Tiranës , me  Dekanin  e  Fakultetit  të  Mjekësisë  së  Përgjithshme,  me  Dekanin  e  Fakultetit  të  Farmacisë  ku  është  interesuar  më  për së  afërmi  me  problemet  e  ndryshme  në  lëmin e  arsimit,  me  theks  të veçantë , për  problemet  rreth  pranimit  të  studentëve  nga  Lugina  në  fakultetin  e  Mjekësisë  së  përgjithshme   si  dhe  në  Fakultetin  e  Farmacisë. Bajram HYSA, dekan i  Fakultetit  të  Mjekësisë  së  Përgjithshme ka thënë se nga  Lugina  e  Preshevës  kanë   aplikuar  një  numër  i  madh i të  rinjve, por  komisioni  ka bërë  përzgjedhjen  e  shtatëmbëdhjetë aplikuesve  dhe  se  të  gjithë  të  përzgjedhurit  janë  me  rezultate  të  njëjta,  gjë  e  cila e  ka  vështirësuar  punën  e  komisionit . Sipas tij   kuota  e  lejuar  nga  Ministria për  në  Fakultetin  e  Mjekësisë  së  Përgjithshme  nga  Lugina  e  Preshevës  është  për  pesë  student. “Tani mbeten dy   mundësi,  njëra   është   që aplikuesit  nga  Lugina  e  Preshevës, të  futen  në  garë  mes  vete  dhe  më  pas  komisioni  ti  përzgjedhë  pesë  më  të  mirët  dhe  mundësia  tjetër  të  ndikohet  tek  Institucionet  më  të  larta  të  shtetit  dhe  të  pranohen  të  gjithë  studentët  me  sukses  të  ngjashëm”, ka thënë dekani Bajram HYSA. Ndërsa në fakultetin e Farmacisë  situata  është  pak  më  ndryshe, aty kanë aplikuar   katërmbëdhjetë nxënës nga Lugina dhe  komisioni  ka  bërë  përzgjedhjen  e  pesë  më  të  mirëve. Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  ka  kërkuar  nga  kryeministri  i Republikës  së  Shqipërisë  Edi  Rama, që  edhe  këtë  vit  të  pranohen  të  gjithë aplikuesit  me  rezultate  të  njëjta në  Fakultetin  e  Mjekësisë  së   Përgjithshme, ndërsa,  në  Fakultetin  e  Farmacisë  të  plotësohen  kuotat  e  parealizuara, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/   ________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/yfahOrUZOB0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/1380281_10201652253660197_1473696285_n.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sigurohen 33 vende të punës me afat të caktuar
Bujanoc: KBI solidarizohet me familjet në nevojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration