KKSH dhe "Vatra": Iniciativa e presidentes për shtetësi të Kosovës për qytetarët e Luginës vonuar
Shqiptarët e Luginës shumë shpejtë do të mund të marrin edhe një shtetësi tjetër të Kosovës, për të ndodhur kjo atyre u duhet plotësimi i një kushti, shkruan FrontOnline.
Është kusht qëndrimi i tyre për pesë vite në shtetin e Kosovës dhe këtij vendimi i janë gëzuar shqiptarët e këtyre trevave.
Kryetari i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për Front Online thotë se kjo iniciativë është e vonuar.
“Ne e vlerësojmë iniciativën e Presidentes dhe e vlerësojmë çdo iniciativë që është në drejtim të zgjidhjes apo largimit të pengesave për të marrë dokumente të Republikës së Kosovës nga qytetarë të Luginës së Preshevës. Jo vetëm që është e vonuar, por do të duhej që Kosova të adaptojë qasje së paku të shembujve rajonal në mënyrë që të krijojë siguri juridike më të mëdha të bashkëkombësve të Luginës së Preshevës”, tha ai për Front Online.
Mustafa bën thirrje që të largohen të gjitha pengesat administrative në mënyrë që qytetarët e Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës.
“Në të kaluarën dhe në ligjin e tanishëm është e paraparë që qytetarët të cilët jetojnë më shumë se 5 vite dhe mund të dëshmojnë që jetojnë më shumë se 5 vjet mund të konkurrojnë për dokumente të Republikës së Kosovës. Megjithatë deri tash kjo çështje nuk është zgjidhur dhe ka hasur në pengesa të mëdha edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme në një moment të caktuar ka zgjidhur udhëzimin administrativ për situata të jashtëzakonshme që kishte për qëllim pajisjen me dokumente shqiptarët e Luginës së Preshevës, por që nuk ka pasur rezultate të dëshirueshme apo rezultate të pritshme andaj me këtë unë bëjë thirrje jo vetëm që të ketë çështje të iniciativës në nivel ligjesh por të largohen të gjitha pengesat administrative në mënyrë që qytetarët e Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.
Lëvizja “Vatra”: Si të dëshmohet qëndrimi 5-vjeçar kur s’kanë pasur dokument nga Kosova?
Ndërsa nga Lëvizja Qytetare “Vatra” u shprehen skeptik për këtë vendim të shtetit të Kosovës.
Kryetari i kësaj lëvizjeje, Kushtrim Kadriu, ka thënë për FrontOnline se është e vështirë dëshmia që të njëjtit kanë qëndruar në Kosovë për pesë vite derisa nuk kanë pasur dokument nga po ky shtet.
“Fatkeqësisht nga ajo që po shohim në publik nuk kemi ende diçka konkrete se si do të zbatohet kjo në praktikë dhe tregoj që mundet të jetë vetëm një dokument pa ndonjë vlerë të madhe praktike pasi që ende nuk është e publikuar se si këta qytetarë do të pajisen me dokumente identifikimi. Duhet të kenë së paku 5 vite që kanë qëndrua në Kosovë, por nuk e dimë se si këta qytetarë do ta dëshmojnë se kanë qëndrua në Kosovë për 5 vite kur nuk kanë pasur asnjë dokument të vetëm nga Kosova”, tha ai për Front Online.
Ndërsa, derisa flet për pasivizimin e dokumente për shqiptarët e Luginës që po bëhen nga Serbia, thotë se Qeveritë e kaluara në Kosovë ështëdashur të veprojnë më herët.
Por, kjo nuk ka ndodhë pasi që sipas tij, kryeministrat e kaluar e kanë keqpërdorë për poena politik.
“Kjo është dashur të mos jetë fare në telashe, por vonesat janë shumë të mëdha numri më i madh i këtyre qytetarëve ka mbetur pa shtetësi as të Kosovëse as të Serbisë, duke e ditur që Serbia po e bënë pasivizimin e dokumentit të identifikimit për këta qytetarë, Është dashur të veprojë që sa më shpejt cilido kryeministër që ka qenë deri më tani në detyrë, por disa deri më tani e kanë keqpërdorur shumica nga këta për poena politikë dhe për vota, asgjë më tepër”, u shpreh Kadriu.
Tash e një kohëSerbia ka filluar pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës.
E, kjo nënkupton që nëse qytetari nuk ështëduke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ajo adresë pasivizohet.
Qeveria e Kosovës, nëvitinqë lam pas ka miratuar një koncept-dokument për shtetësinë, prej të cilit do të dale Ligji i ri për Shtetësinë.
Me këtë dokument të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/pj-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory