Vështrime
Kështjella e Preshevës dhe zbardhja e një të kaluare?
Në këtë vështrim historiografik-publicistik, dua të ndalem më shumë në ato pjesë të librit dhe të historiografisë së Kosovës lindore të cilat vazhdimisht më kanë vrarë mendjes dhe më kanë trazuar dinjitetin; - mosnjohja dhe mosdhënia hapësirë të mjaftueshme promovimit të kësaj pjese të tokës shqiptare, shkencës së saj, shkencëtarëve dhe gjithë atij arsenali të mjaftushëm intelektuelësh që posedon ish Kosova Lindore, tashmë Lugina e Preshevës, nga Kosova dhe Shqipëria!
Shkruan: Shkodran Ismaili
Vështrim: historiografik-publicistik
Ky izolim, separim dhe seleksionim që e kemi përjetuar gjithmonë nga Kosova dhe Shqipëria ka ndikuar që historiografia serbe gjithë trashëgimin shqiptare të kësaj pjese ta përvetëson, të mundohet ta kidnapon dhe ta paraqes si pjesë të krijimtaris së saj! Ish Kosova Lindore, tashmë Lugina e Preshevë është periferia e harresës shqiptare, periferia e injorimit dhe neglizhencës së gjithckaje shqiptare, dhe për këtë duhet ta vretë ndërgjegjen cdo kush në kryeqendrat e qytetërimit shqiptarë, në Tiranë dhe Prishtinë!
Diku është thënë, se që nga dalja nga shtypi dhe promovimi, libri më nuk është i autorit, ai është i lexuesit si audiencë e përgjithshm dhe e kritikës si hambari i shoshitjes dhe depozitimit të vlerave të shoqërisë e kultivimit të tyre!
Kjo pjesë e Dardanisë antike dhe sot e Kosovës lindore, ka qenë dhe është pjesë përbërëse e etnikumit të natyrshmëm iliro-dardano-shqiptarë, dhe për këtë trashëgimia kulturore, si ajo materiale ashtu dhe ajo shpirtërore e kësaj toke arbërore përgjithësisht si gjeografi shqiptare janë të dokumentuara ndër shekuj si në historiografin historike, atë gjuhësore në memoarisitikë dhe në albanologji, në nivelin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.
Sot, të gjitha encklopeditë e mëdha të popujve të cilët janë motori i kulturës dhe qytetërimit të sotshëm, e njohin kombin shqiptarë si pasardhësin e popullit të madh, iliro-dardan-arbëror, dhe për këtë nuk kemi aspak dyshime!
Në ambientet e bukura në librarinë e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, të enjten patëm nderin e kënaqësin të prezentojm në një përurim e promovim të një libri studimor të autorit fisnik e shumë punëtor, prof. dr. Jahi Murati-STANECI i cili edhe pse në moshë të shtyer e me gjendje shëndetësore jo dhe të mirë ka vullnetin e hekurt dhe kurajo të fortë të meret me këto hulumtime shumë të rëndësishme për këtë pjesë të historis tonë.
Salla e librarisë së kësaj biblioteke nuk u mbush përplot me dashamirë të librit dhe penës, duke dashur të fliste për një të vërtetë të hidhur të shoqëris tonë, e cila zvetënimin më të madh e ka patur nga kriza kulturore, e të lexuarit dhe e dijes!?
Libri ka karakter historiografik, historik, arkeologjik, gjeografik dhe të disiplinave tjera, e që tregon për shumëdimensionalitetin e këtij fenomeni në zvetënim e sipër që të tjerët kishin dashur të na përvetësojn, dhe sot pretendimet e tyre gjithnjë në ritje për kidnapime të historis tonë janë edhe më të mëdha, madje me rrezikun e “legjitimimit ndërkombëtar”, si rezultat i mosvetëdijësimit tonë, joracionalitetit dhe mosinteresimit në këto lëmenj të jetës.
Kalaja e Preshevës, shtrihet në perëndim të fushës së qytetit, gjegjësisht buzë magjistrales Preshevë-Gjilan, në një lartësi mbidetare mbi 741 metra, në maje të një kodre, e cila i ka rezistuar gjatë gjithë kohës pushtuesve të tokës tonë, duke u bërë kështu një amblemë mburoje e mburrjes së lavdishme të betejave me armiq të ndryshëm, dhe digë e fortë për mosdepërtime të armiqve matan vargmaleve të Karadakut mbi Preshëvë që tradicionalisht është quajtur karadaku i Shkupit. Me të drejtë si shprehet vetë autori, pra prof Jahi Murati-STANECI dhëmbi i kohës e ka gërryer mjaft shumë këtë kështjellë dhe nuk ka patur mundësi ti reziston më shumë se sa në gjendjen në të cilën na ka ardhur dhe e kemi trashëguar.
“Përplasjet historiografike”
Duke filluar nga Perandoria Romake, te ajo Bizantine, ajo Osmane, dhe deri në fillim të shekullit të kaluar me pushtuesit serbë të tokës shqiptare, kemi patur pretendime historiografike të qëllimshme për përvetësimin e kulturës shpirtërore dhe asaj materiale të popullit tonë, ndërsa me të drejtë autori e thekson se, nga të gjithë pushtuesit të cilët i njohim, ata serbë, si në mesjetë ashtu dhe në shekullin e kaluar kanë patur pretendime më të forta të përvetësimit dhe të tëhuajësimit të kulturës shqiptare, duke tentuar ta shkrinë atë në pronë të tyre, në prodhimtari të tyre kultrore e shpirtërore dhe kështu duke krijuar histori të rremë për vete.
Të gjitha këto Perandori të mëdha i kanë patur projektet e tyre për zvetënimin e qytetërimit tonë- një kohë kemi qenë ndër romakët dhe e kemi ndjekur atë, madje dhe për pak sa nuk jemi tjetërsuar në atë kulturë, në mesjetë me kulturën bizantine na ka ndodhur e njëjta- përpjekja e pretendimet e saj për përvetësim të kulturës e krijimtaris tonë kanë qenë gjithshtu në kulm, ndërsa autori e thekson se nga të gjitha perandorit, ajo Osmane nuk ka bërë përpjekje ta përvetëson krijimtarin material dhe shpirtërore të popullit tonë (f.24) dhe trashëgimia kulturore-historike e kësaj periudhe nuk është shpallur kulturë islamike (ka disa elemente të përvetësimit) si ka ndoshur me Perandoritë e kaluara, apo sot me jugosllavin-serbin e cila e legalizon dhe legjitimon serbizimin/sllavizimin e trashëgimis kulturore-historike të shqiptarëve, madje edhe në arenen ndërkombëtare e prezenton tendencën e saj djallëkeqe në këtë drejtim.
Diku në vitet e gjashtëdhjeta, historianë, arkeologë dhe gjurmues tjerë serbë, një ekip mjaftë i përgatitur kishin bërë gërmime në këtë Kështjellë/Kala dhe për habi, pas një kohe të shkurtër i kishin përfunduar punimet duke i ndërprerë ato, e thekson autori. E vërteta ishte se kjo trashëgimi e kulturës tonë, ishte me elemente ilire-dardane-shqiptare dhe këtë fakt nuk kishin patur si ta fshehin, ta maskojn e në fund edhe ta mohojn e tjetërsojn sic kishin bërë me shumë gjëra tjera!
Historiografia serbe, shkenca, dija dhe i gjithë qytetërimi i tyre, janë në një “përplajse” me treshëgimin kultorore-qytetërimore shqiptare, dhe kjo tendencë edhe sot vazhon, varësisht nga rrethanat dhe proceset e brendshme dhe të jashtme. Rrezikun e sllavizimit të trashëgimis shqiptare edhe në arenen ndërkombëtare nuk e kemi tejkaluar.
Për interes duhet ta përmendim Pakon e Ahtisarit e cila e serbizon/ortodoksizon trashëgimin e Manastireve shqiptare që sot janë të serbizuara, dhe këtë fakt e njeh, e legalizon dhe legjitimon në Projektin e tij, e cila tashmë është konstitutuar në Republikën e Kosovës dhe me eksterritorialitetin që ja njeh Manastireve Ortodokse Serbe e legalizon edhe “Kosova Metohin” apo konceptin ortodoks pravosllav serbë “Kosova pronë e Kishës-pravosllavizmit”. Ky është një problem i madh ndërkulturor e ndërqytetërimor dhe për këtë aspekt kjo vepër shkencore dhe shumë të tjera duhet të cmohen, të promovohen dhe përmbajtja e tyre duhet të krijon traditë kulturore e ta përcakton vetëdijen tonë- se kjo trashëgimi kulturore-historike është e jona dhe atë duhet ta ruajmë më xhëlozin më të madhe!
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!