Këshilltarët e APN-së, promovojnë politikë shterpë në Zarbincë të Bujanocit
Këshilltarët e kuvendit komunal të Bujanocit nga radhët e Alternativës për Ndryshim kanë vizituar objektin e ambulancës së fshatit Zarbincë të komunës së Bujanocit,
“Sot e vizituam Malësinë e Bujanocit. Objekti prapa nesh është Ambulaca e fshatit Zarbincë e rindertuar nga dy biznesmenë dhe humanistë, Refik Pajaziti (i ndjerë) dhe Bujar Sejdiu”, ka shkruar Arbër Pajaziti këshilltarë komunal.
Sipas shkrimit të tij këshilltarët komunal do të angazhohen që në të ardhmen do të funksionalizohet edhe ky objekt dhe mjekët do të jenë prezent edhe këtu për t'i ofruar kujdes banorëve të kësaj ane.
Politika e tyre para zgjedhjeve lokale shihet një angazhim shterpë për këtë pjesë të komunës sepse ky vendbanim dhe shumë fshatra tjerë në Malësinë e Bujanocit janë boshatisur dhe se jeta gjallërohet vetëm gjatë fundjavës apo pushime të mërgatës shqiptare.
Partitë politike shqiptare në këtë kaluarën kanë treguar se ky rajon është një oazë për të promovuar politika të mëdhaja ndaj njerëzve që nuk shohin perpsketivë në atë pjesë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rber-rahim-florim.jpg): failed to open stream: No such file or directory