Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit shpërndan maska për shkollat në Bujanoc
Lokale

Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit shpërndan maska për shkollat në Bujanoc

16.Dec.2020 08:32
0
 
Kryetari i kuvendit komunal, Enver Ramadani ka njoftuar se Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal të Bujanocit  ka bërë shpërndarjen e maskave për nxënësit dhe personelin arsimor nëpër shkollat fillore të Komunës së Bujanocit edhe atë në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në Shkollën Fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe në Shkollën Fillore “ Sami Frashëri” në Lluçan.
 
"Ruajtja e shëndetit të fëmijëve duhet të jetë gjithmonë çështje parësore të cilën ne duhet ta zgjidhim, andaj duke u përgjigjur në kërkesën e Shkollës Fillore "Muharrem Kadriu" për t’i ndihmuar për sigurimin e maskave për nxënës ne sot edhe realizuam kërkesën e tyre dhe në të njejtën kohë kemi siguruar maska për të gjitha shkollat fillore në Komunën tonë", ka shkruar Ramadani në facebook.
 
Ai theksoi se do të shpërndahen maska edhe në shkollat tjera fillore të Komunës së Bujanocit si në Muhovc, Nesalcë, Bilaç, Klenik, Zhbevc dhe Levosojë.
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amadani-kks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Paralajmërohet hapja e barnatores në Muhoc të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration