Këshilli Kombëtar Shqiptar, aktivitetet e realizuar gjatë vitit 2020
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar, aktivitetet e realizuar gjatë vitit 2020

08.Jan.2021 15:06
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përmes një koronologjie ka prezantuar aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2020 që ka përmbyllur me angazhim të intensifikuar jo vetëm në realizimin e programit të punës por edhe duke i'u përgjigjur sfidave të pandemisë.
 
Bashkërendimi me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë zotim i yni, që së bashku me Gent Cakaj, Besa Shahini, Armend Zemaj, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi e Hykmete Bajrami u bë realitet.
Bashkëpunim për zgjidhjen sistematike të teksteve mësimore në gjuhën shqipe me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Trupit Koordinues, Albasetj
Disa nga më të spikaturat për vitin 2020:
 
KKSH ka adresuar të gjitha shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe gjatë pandemisë. Gjithashtu është mbështetët nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Gjendja e jashtëzakonshme me një bilanc jo të mirë të të infektuarve me COVID-19. KKSH ka qenë në nivelin e detyrës. I gatshëm në çdo kohë të avokoj edhe të gjitha çështjet që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave shqipe në Luginë kemi realizuar platformën e mësimit në distancë edhe në gjuhën shqipe në situatë të jashtëzakonshme. Janë video-regjistruar dhe pastaj emetuar mbi 320 njësi mësimore nga 63 mësimdhënësit e shkollave fillore– heronjtë!. Si dhe janë dakorduar mënyrat e komunikimit dhe organizimit të mësimnxënjes përmes programeve IT. .
 
Me kërkesë të KKSH-së, Ministritë e Arsimit nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë mundësuar qasje në platformat online të të dyja shteteve edhe për nxënësit e Luginës dhe krijimi i platformës së veçantë të mësimit në distancë me Ministrin e Arsimit të Republikës së Serbisë www.kksh... ; https://www.youtube.com/.../playlists;www...; ; https://www.youtube.com/.../UC21Y6wkN3En.../featured; www.eMesimi.rks-gov.net; https://www.youtube.com/.../UCAV5EiFcsQ9QWmfRel.../playlists;
 
www.akademi.al është zyrtarizuar si platformë e mësimit në distancë nga Ministria e Arsimit të Serbisë https://www.rasporednastave.gov.rs/obrazovanje-albanski.php
 
Riatdhesimi i studentëve të Luginës nga Turqia në shtëpitë e tyre, pa i futur të njëjtit në karantinë.
 
Riatdhesimi i studentëve nga Shqipëria në shtëpitë e tyre, pa i futur të njëjtit në karantinë.
 
Kontakt të vazhdueshëm me diasporën e Luginës dhe asistim në qartësimin e procedurave të riatdhesimit.
 
Filluam fushatën me këmbëngulje për pako ekonomike për shqiptarët e Luginës nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë. U akorduan një shumë prej 500 mijë eurove nga Qeveria Republikës Kosovës.
 
Sigurimi dhe shpërndarja në bashkëinicitivë me Diasporën, OJQ, biznese vendore në masë të konsiderueshme të mjeteve mbrojtëse: maska, dezinfektues si dhe kostume mbrojtëse(skafandra) për mjekët dhe infermierët e Covid-Ambulantës në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë!
 
Pa shpërqendrim nga prioritetet tona edhe në kohë pandemie.
35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria u aprovuan nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, për përdorim në shkollat shqipe të Luginës . (botime nga Cambridge, Oxford, etj...
 
Shpërndaja e librave falas filloristëve shqiptar në Medvegjë, duke përmbyllur shpërndarjen e rreth 25 mij librave shkollor për 4052 nxënës shqiptar.
 
Takim me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë rreth adaptimi të mësimdhënësve me tekstet e reja, drejt arritjes së standardeve të cilësisë.
 
KKSH ndërton raporte të veçanta me OSBE
 
Mirënjohje për Ambasadorin e OSBE, Z.Andrea Orizio për mbështetjen ndaj KKSH rreth sigurimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, përpilimin e katalogut të emrave shqip si dhe ndihmën e OSBE në përpilimin e strategjisë së KKSH 2020-2025.
 
Letërmbështetje të fuqishme KKSH ka pranuar nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “falë vendosmërisë dhe këmbënguljes tuaj" thoshte Ambasadori i USA (Ambasada USA, OSBE, etj...)
 
Pjesëmarrës në South east European cooperation proces Parlamentary Assembly
 
Gjatë këtij viti u bë ridizajnimi dhe shënimi edhe në gjuhën shqipe nëpër tabelat rrugore në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, pas më shumë se dy vitesh procedura ndaj ministrive kompetente dhe NP "Putevi Srbije".
 
Gjatë këtij viti nënshkruam Memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për bashkëpunim dhe bashkërendim për çështjet me interesa të përbashkëta.
 
KKSH në shërbim të jetësimit të marrëveshjes së Washingtonit, si njohja e diplomave dhe çështjes së të pagjeturve dhe të zhvendosurve
 
KKSH, thellim të bashkëpunimit me Universitetin "KADRI ZEKA" përfshirjen e nevojshme të studentëve në radhë të parë, ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve përmes trajnimeve dhe krijimin e kushteve për mekanizmat e instrumentet akademike të domosdoshëm në Luginën e Preshevës.
 
Ndërtimi i mekanizmave të përbashkët për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e të drejtave, kulturës e identitetit me Këshillit Kombëtar Boshnjak
 
Kërkesë të drejtpërdrejt që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.
 
Angazhim në legalizimin e përdorimit të flamurit kombëtar, nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.
 
Avokim - Regjistrimi i popullsisë në prillin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet optimale për regjistrim edhe të shqiptarëve.
 
KKSH ofrojë edhe zgjidhje kreative sa i përket kulturës e në veçanti informimit në gjuhën shqipe nga transmetuesi publik RTS, përmes produksionit.
 
Pakti për Medvegjën – Ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë është antikushtetues. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.
 
Alarmimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës;
 
Kryesisht delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova kanë vizituar Luginën me ftesë të KKSH
trajtimi i institucionalizuar i Luginës së Preshevës: përmes aprovimit të iniciativës për fondin ndërshtetëror dhe zyrës së Kryeministrit të Kosovës për asistencë të Luginës .
 
Avokim - Konzulata e Republikës së Shqipërisë në Luginë;
Avokim - Pasaportat shqiptare për shqiptarët e Luginës;
 
Kuotat e veçanta për specializim të mjekëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë
 
Praktika profesionale e juristëve në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës.
 
Angazhimi i praktikantëve në diplomacinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme,
 
Kërkesë - Serbia të Ndërtoj Spitalin për qytetarët e Luginës së Preshevës
 
Hapet zyra e KKSH-së në Medvegjë
 
Raport i Shkurtër për pasivizimin e adresave në Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
 
KKSH ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet (projekti i dokumentimit “lajmro pasivizimin”)
 
Përballje - Pas dy ikjeve të tij në dy seancat paraprake, Ministri i Punëve të Brendshme, z.Aleksandër Vulin u paraqit më në fund në seancat e Gjykatës së Lartë në Beograd, për t’iu përgjigjur padisë së ngritur , për gjuhë të urrejtjes dhe qasje diskriminuese, për shkak të përdorimit të termit “šiptari”, në paraqitjet e tij zyrtare dhe publike.
e shumë të tjera.
 
Mirë bashkërendimi dhe bashkëveprimi ka filluar të jep rezultate impresive. Edhe shumë për të bërë, me këto ritme e me këtë energji për të intensifikuar bashkëpunimin, më shumë shpresë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
 
Hap pas hapi - sfidë pas sfide, KKSH nga të gjithë për të gjithë.
 
Tekst i publikuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-2020.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Personeli mjekësorë në Bujanoc merrë vaksinat e para ndaj Covid-19
Medvegja e shqiptarëve, pa shqiptarë! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration