Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc pret delegacion fetar nga Zvicra (foto)
Në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc është pritur një delegacion nga Zvicra me prijës fetar dhe intelektual, thuhet në njoftimi e publikuar në Facebook nga KBI.
Postimi i plotë në Facebook nga Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc:
Delegacionin nga Zvicra e priti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Mr Sedat Beqiri, sekretarè Ibrahim Rrustemi Arkatarè Xhevat Hajdari.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Zvicra, pati rastin të vizitoj objektet fetare dhe të mësoj më shumë se si zhvillohet jeta fetare në këtë vendbanim shqiptar të besimit islam.
Po ashtu, delegacioni nga Zvicra, vizitoi zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, kryetarin e këtij Këshilli, prof.Mr Sedat Beqiri, i cili i njoftoi mysafirët se Komuna e Bujanocit është një nga vendbanimet e rralla në Luginë të Preshevës dhe më gjerë, që dallohet për nga multietniciteti, përkatësia nacionale dhe fetare e banorëve: shqiptarë, serbë, romë, maqedonë etj.
“Toleranca fetare myslimane dhe ajo e krishterë, janë burim i besimeve ndërfetare, të cilat kanë dhënë dhe japin shembullin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë”, tha midis tjerash kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sedat Beqiri, gjatë takimit të sotëm me delegacionin nga Zvicra në krye me priftin Christian walti dhe disa intelektualë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/bi-zvicer.jpg): failed to open stream: No such file or directory