Këshillat kombëtare nuk mund të kenë më të drejtat e themeluesit
Lokale

Këshillat kombëtare nuk mund të kenë më të drejtat e themeluesit

21.Jan.2014 09:32
0
Gjykata Kushtetuese ka ndaluar disa dispozita të neneve të ligjeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave, me përjashtim të fushave të cilat janë të definuara me anë të ligjit, si në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit. Sic njoftohet përmes faqes zyrtare të gjykatës, është ndaluar dispozita e diskutueshme përmes së cilës përcaktohen autorizimet e këshillave kombëtare në lidhje me të ashtuquajturat kompetencat për institucionet e rëndësisë së veçantë për pakicat kombëtare. Gjykata ka sfiduar edhe dispozitën ligjore e cila parasheh që këshillat kombëtare mund të kenë të drejtën e themelimit të mediave, pasi që as Ligji i ri për ndërmarrjet publike nuk i lejon Republikës, krahinës dhe vetëqeverisjeve lokale që të jenë themelues të mediave. Gjykata Kushtetuese, nuk ka kontestuar deri tani transferimin e të drejtave të disa mediave tek këshillat kombëtare. Kjo gjykatë vendosi se këto veprime nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën si dhe dispozitat ligjore të parapara për autorizim të këshillave kombëtare në lidhje me pjesëmarrjen në përzgjedhjen  e organit republikan dhe krahinor në mediumin publikë. Gjykata, poashtu ka vërtetuar se nuk ka bazë që me anë të ligjit ti përcaktohen detyrime Republikës, krahinës dhe vetëqeverisjeve lokale që mbi institucionet e kulturës, arsimit, dhe informimit të bëhet bartja e të drejtave të themeluesit vetëm me kërkesë kë këshillave kombëtare, për shkak të faktit se transferimi i të drejtave të themeluesit duhet të jetë një shprehje e vullnetit të mirë e palëve të interesuara. Themeluesit nuk mund ti imponohet automatizmi dhe pavarësia e plotë nga  vullneti i palës tjetër të interesuar, thuhet në kumtesë./Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndërron jetë Dr. Ymer Aliu nga Presheva
Agani: Do t’i mbështesim financiarisht 30 specializantë nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration