Kërkohet mobilizim për rivotim në zgjedhjet parlamentare më 27 maj në Tërrnoc
Lista "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" ka vendosur që ta marrë pjesë në rivotimin e dytë të 27 majit në Tërrnoc të komunës së Bujanocit, thuhet në kumtesën e tyre.
Kumtesa e plotë nga "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës":
Të vendosur për vazhdimin e procesit zgjedhor – shqiptarët duhet të përfaqësohen në parlament.
Pas analizës së situatës së krijuar rreth vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc dhe konsultave me partnerët e koalicionit, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës vendosi për pjesëmarrje në procesin e përsëritur të zgjedhjeve parlamentare.
Momentet e rëndësishme politike kërkojnë mobilizim të jashtëzakonshëm për ruajtjen e përfaqësimit dinjitoz parlamentar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pavarsisht tendencave të njëpasnjëshme për t’ia mar përfaqësimin parlamentar shqiptarëve.
Nga aktivistët e partive politike, njerzit në teren, kërkohet mobilizim i jashtëzakonshëm për ta kaluar me suksese këtë sfidë.
Apelojmë që të gjithë qytetarët e Lagjës së Struktarve të cilët jetojnë në diasporë e që kanë mundësi e vullnet të vijnë dhe ta ndihmojnë procesin për përfaqësimin parlamentar të shqiptarëve të Luginës.
Njëkohësisht ftojmë qytetarët me bindje tjera politike të konsiderojnë përfaqësimin parlamentar si akt mbipartiak dhe përtej dallimeve tona politike të dalin dhe të votojnë listën tonë.
Zgjedhjet do të mbahen të Premten, me 27 Maj.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/oalicioni-l.jpg): failed to open stream: No such file or directory