KDNJ, Vuçiqit: Të drejtat e njeriut nuk varen nga përmbushja e detyrimeve ndaj shtetit
Lokale

KDNJ, Vuçiqit: Të drejtat e njeriut nuk varen nga përmbushja e detyrimeve ndaj shtetit

01.Aug.2014 19:14
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) reagon ndaj qëndrimeve të Kryeministrit të Republikës së Serbisë, z.Aleksandar Vuçiq, të paraqitura në seancën parlamentare të 31 korrikut 2014.

KDNJ vlerëson se tendenca e kreut të qeverisë për t’i kolektivizuar dhe etnizuar veprimet individuale qytetare ndaj shtetit, duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve sikur komunitet kombëtar, paraqesin jo vetëm botëkuptimin e tij politik jocivilizues dhe jodemokratik, por janë sidomos në shpërputhje me detyrimet ligjore dhe kushtetuese të vendit.

“Rikujtojmë Kryeministrin e Republikës së Serbisë; se respektimi dhe jetësimi i të drejtave të njeriut, nuk varen nga përmbushja e detyrimeve qytetare ndaj shtetit, siç edhe e nënvizojnë dhe nënkuptojnë Neni 18 paragrafi 2 dhe Neni 19 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate me seli në Preshevë, transmeton Titulli.

KDNJ fton gjithashtu kryesuesen e Kuvendit Republikan, znj.Maja Gojkoviq, që ta respektoj rregulloren e punës së Kuvendit, në funksion të trajtimit të dinjitetshëm të secilit deputet dhe në përputhje me ligjet e Kushtetutën, të cilat e ndalojnë dhe ndëshkojnë diskriminimin dhe shprehjen e urrejtjes mbi baza racore, kombëtare dhe fetare etj.  

Këshilli për të Drejtat e Njeriut fton të gjitha organizatat dhe institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, që të reagojnë ndaj qasjes shqetësuese të kreut të ekzekutivit të vendit. /Titulli.com/

Reagim: Vuçiq ka ofenduar deputetin Kamberi dhe gjithë shqiptarët
Liderë të Luginës në shënimin e 724 vjetorit të shtetësisë së Zvicrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration