Lokale
KDNJ mohon pohimet e Skender Destanit
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mohon pohimet e Zëvëndës-kryetarit të Komunës së Preshevës, Skender Destanit, në emisionin « Jeta në Kosovë », të transmetuar ne Radio Televizionin e Kosovës më 24 janar 2012, ku ai deklaron se ditën e shtunë, para heqjes së lapidarit, qenka mbledhur i ashtuquajturi « Grupi i Unitetit », në përbërje të përfaqësuesëve të spektrit politik të Luginës së Preshevës, Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe përfaqësuesëve të KDNJ-së.
KDNJ njoton opinionin se përfaqësuesit e KDNJ-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e « Grupi i Unitetit » dhe në asnjë takim tjetër të mundshëm të kësaj natyre, që nga votimi për inicimin e procedurës së legalizimit të lapidarit në Kuvendin Komunal të Preshevës, transmeton Titulli.
"Përfaqësuesit e KDNJ-së kanë marrë pjesë vetëm në grupin e punues për përgatitjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, ku kryetari i KDNJ-së ka qenë edhe hartues i draftit të Deklaratës Politike, të miratuar më vonë, me disa ndryshime, nga ana e këshilltarëve shqiptarë", thuhet në reagimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/skender-destani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!