Lokale
KDNJ dënon veprimet e fundit të Xhandarmërisë në Bujanoc
Këshilli për të Drejtat e Njeriut që vepron në Luginë dënon veprimet e fundit të xhandarmerisë serbe në dy vendbanimet shqiptare Tërnoc i Madh dhe Lluçan të Bujanocit.
"Kontrollimi i automjeteve i para pak ditëve nga ana e forcave të xhandarmerisë serbe në hyrje të fshtatit Tërnoc dhe punimet e sotme në afërsi të Lluçanit, punime këto që po vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës nga ana e tyre, kanë krijuar pasiguri tek qytetarët shqiptarë të atyre trevave", thuhet në reagimin e KDNJ-së.
Sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut "veprimet e xhandarmërisë cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit, por edhe janë në kundërshtim me normat dhe rregulloret vendore për kontrollimin e trafikut, si dhe me angazhimet e autoriteteve shtetërore, për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe kontrollimin e trafikut nga ana e policisë lokale dhe republikane".
Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e xhandarmerisë serbe nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; të proklamuara si synim, nga ana e qeverisë republikane./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/xhandarmeria1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!