KBI e kënaqur me delegacionin e klerikëve fetarë nga Zvicra dhe mikpritjen nga komuna e Bujanocit (foto)
Delegacionin e klerikëve fetarë nga Zvicra e mirëpret kryetari i Komunës së Bujanocit
Gjatë një vizite të një delegacion klerikësh fetarë nga Zvicra, i priti edhe i pari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi, në krye me priftin Christian Walti dhe disa intelektualë, ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sedat Beqiri, i cili njëherit është edhe imam i njërës nga tri Xhamitë e fshatit Samolicë, dhe profesor i lëndës fetare dhe Xhevat Hajdari sekretar.
Kryetari Arifi, pasi i shprehu mirëseardhje delegacionit nga kryeqyteti i shtetit helvetik të Bernit, pati kënaqësinë të informohet nga afër për zhvillimet multifetare e multikulturore, duke ofruar shembuj të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, tolerancës fetare dhe bashkëjetesës së fqinjësisë së mirë.
Delegacioni nga Zvicra me priftin Christian Walti dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sedat Beqiri, u ndanë të kënaqur me mikpritjen e drejtuesit të pushtetit lokal në Bujanoc, Arifi i cili i njoftoi të pranishmit për bashkëpunimin e mirë të institucioneve me drejtuesit e klerikëve fetarë myslimanë dhe të krishterë në këto hapësira multietnike.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi,u dakorduan se toleranca ndërfetare është burim i besimeve të ndërsjella, të cilat kudo qofshin ato, japin shembullin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.
Tekst i publikuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/eqiri-zvicer.jpg): failed to open stream: No such file or directory