Karaçevë: Kazinot problematike janë rikthyer sërish, në mes Kamenicës dhe Bujanocit (video)
Lokale

Karaçevë: Kazinot problematike janë rikthyer sërish, në mes Kamenicës dhe Bujanocit (video)

24.Jul.2022 06:59
0

Kazinotë, në zonën problematike në kufirin me Serbinë, janë rikthyer sërish, por kësaj radhe jo bash në Karaçevë të Kamenicës. Ato ndodhen krejt afër saj, në zonën në të cilën autoritet ligjor ushtron Serbia. Në kushte anonimiteti, qytetarët i kanë thënë KOHËS se këto lojëra fati frekuentohen kryesisht nga kosovarët. Në Prokurorinë e Gjilanit kanë bërë të ditur se deri më tash për veprimtarinë e bixhozit të paligjshëm në Karaçevë janë të akuzuar 78 persona

Objektet e dikurshme të lojërave të fatit në Karaçevë të Kamenicës, tash janë rrënoja, por përbri tyre janë ngritur të reja. Vetëm shtatë muaj prej operacionit të fundit të Policisë së Kosovës për mbyllje të kazinove në atë fshat, kjo veprimtari është rikthyer, për të tretën herë. 

Por, kësaj radhe kazinotë janë hapur pak metra më larg, në një zonë ku shteti i Kosovës nuk ka kompetenca të ushtrojë autoritet.

Një kazino ka qenë. Katër të tjera janë ngritur rishtazi. Kanë zënë vend në tokën që është territor i Serbisë.

Rrjeti i këtyre kazinove ka gjetur formulën se si të operojë legalisht përskaj kufijve të vendit, që e ka shpallur të paligjshëm bixhozin. Ato janë renditur njëra pas tjetrës, cepit të rrugës që të çon në pikën e kalimit për në Serbi. Me tepihë të kuq në hyrje e me ndriçues të mëdhenj mbi ta, drita e të cilëve nuk ndalet as ditën, shfaqin haptazi veprimtarinë që ushtrojnë. Punojnë pa ndonjë telash ligjor, meqë shteti serb e ka të lejuar operimin e lojërave të fatit, ndryshe nga Kosova që e ka ndaluar me ligj në maj të 2019-s. 

Se këto lojëra fati tash operojnë në një territor tjetër e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjilanit, derisa kanë thënë se në zonën e fshatit Karaçevë nuk zhvillohet më këso lloj veprimtarish. 

“Në zonën e fshatit Karaçevë nuk ka asnjë kazino që zhvillon aktivitet apo tentativë që nga operacioni i kaluar. Kazino ka në fshatin Breznicë, Komuna e Bujanocit, që ndodhet në territorin e Serbisë”, kanë thënë nga Policia e Gjilanit. 

Nga ajo që qytetarët atje i kanë thënë KOHËS në kushte anonimiteti, lojërat e fatit në atë pjesë frekuentohen me interes të madh nga kosovarët. Për përkatësinë etnike të atyre që zotërojnë kazinotë këta qytetarë kanë mëdyshje, por për disa nga parcelat ku janë ndërtuar ato, ata shprehen me siguri se janë lëshuar me qira nga pronarët shqiptarë.

Shumë pak metra më poshtë se këto lojëra të fatit, Policia e Kosovës, vitin e kaluar, në dhjetor të 2021-s kishte rrënuar tri kazino, kishte arrestuar disa persona dhe kishte konfiskuar një varg provash, në mesin e të cilave 96 aparate.

Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit i kanë thënë KOHËS se për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Karaçevë deri më tani janë të akuzuar 78 persona. Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria kanë thënë se në koordinim me Policinë janë marrë në mënyrë aktive me hetimin veprave penale të këtij lloji në këtë regjion.

“Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprës penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës, dhe deri më tani janë të akuzuar 78 persona. Ju njoftojmë se në bazë të informacioneve, kazinotë të cilat janë tani aktive, nuk gjenden në territorin e Republikës së Kosovës”, është thënë në përgjigjen e Prokurorisë, të shtunën.

Para operacionit të vjetëm, ishte ndërmarrë edhe një tjetër më 2020, që është ndër aksionet më të mëdha të Policisë së Kosovës, ku përveç rrënimit të objekteve nën pretendimet për veprimtari të paligjshme – përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, trafikimin me njerëz, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete të tjera kriminale – ishin arrestuar 33 persona, mes tyre 10 zyrtarë policorë. Një vit pas këtij aksioni, Prokuroria e Gjilanit kishte ngritur aktakuzë për 73 persona.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/azinot-karacev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pritjet me të gjata në hyrje të Kosovës janë tek Dheu i Bardhë (linku)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration