Kandidati për kryeministër të Kosovës:  Shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i kem lartë
Lokale

Kandidati për kryeministër të Kosovës: Shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i kem lartë

05.Jan.2021 18:21
0
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka prezantuar palnin e tij edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Hoxhaj
 
Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i kem lartë në listën e prioriteteve të qeverisë së udhëhequr nga PDK-ja. Dëshmi për këtë janë shtatë zotimet që kam prezantuar sot në konferencën me gazetarë.
 
Si fillim, PDK do t’i përfshijë në listën për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, që zëri i shqiptarëve të kësaj zone të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, PDK-ja do ta marrë iniciativën që shqiptarët e Luginës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës. Kjo do të realizohet përmes nismës së PDK-së për ta amandamentuar Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.
 
PDK, si një parti e dalur nga lufta dhe me themele të forta patriotike, gjithmonë ka qenë e përkushtuar që t’ia zgjas dorën e përkrahjes vëllezerve dhe motrave tona të Luginës së Preshevës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/nver-hoxhaj-pdk.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia planifikon vaksinimin e 11 mijë personave deri në fund të javës,
Lehtësira për shqiptarët e Luginës në Zvicër që duan të vizitojnë Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration