Kamberi thotë se nuk ka shqiptarë me Covid-19 në Luginën e Preshevës
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se deri tani asnjë shqiptar nuk është diagnostifikuar me Covid-19 në Luginën e Preshevës.
Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se në komunën që ai e drejton janë tre persona të prekur me koronavirus, por se ata janë nga komuniteti serb.
“Masat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Serbisë vlejnë edhe për komunat tona – sot kanë filluar të aplikohen masat e reja që do të zgjasin deri të martën”.
“Në Bujanoc kemi vetëm tre raste me Covid-19. Për Preshevë nuk e kemi informacion zyrtar, por flitet për një rast.
“Mund të them se qytetarët iu kanë përgjigjur me disiplinë masave të shpallura. Në përgjithësi edhe mungesa e qarkullimit të madh ka ndikuar që shpërndarja e virusit të jetë më e vogël”.
“Tre personat janë të nacionalitet serb dhe as familjarët e tyre nuk janë të prekur sepse u janë bërë analizat dhe ata kanë dalë negativ”.
“Në Bujanoc dhe Preshevë numri i njerëzve të prekur është dukshëm më i vogël në krahasim me komunat tjera. Në Medvegjë një rast është i infektuar edhe ai është serb, tek shqiptarët ende nuk kemi ndonjë rast”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-klan.jpg): failed to open stream: No such file or directory