Kamberi: SHBA-ja po e shtyn përpara realizimin e Planit 7 pikësh
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se është i gëzuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po e shtyjnë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh, duke theksuar se njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.
Duke komentuar vizitën e ambasadorit të OBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Kamberi ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook të dielën, se ky është premtim i dhënë dhe obligim i marrë nga institucionet ndaj shqiptarëve “e karshi faktorit ndërkombëtar”.
PLani 7 Pikësh është dokument i nënshkruar nga zyrtarë të Luginës së Preshevës në 2013-s që për qëllim kishte nisjen e negociatave me Serbinë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve. Aty përfshihet integrimi i plotë i shqiptarëve, siguria e plotë, arsimi, kultura e të tjera.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-24-bg.jpg): failed to open stream: No such file or directory