Kamberi: Presim vendimin e Ministrisë për masat tjera konkrete për qytetarët
Shtabi për Situata të Jashtëzakonëshme i komunës së Bujanocit gjatë seancës së nëntë ka aprovuar konkluzion për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme kryesisht masës kryesore orës policore.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi njëherit edhe komandant i këtij shtabi theksoi se lufta me virusin nuk ka përfunduar por ajo që dihet se më nuk do të ketë urdhëresa por rekomandime për qytetarët.
“Presim që Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të përcaktojë një orarë të ri të punës apo ti kthehemi orarit të vjetër dhe presim se cilat masa konkrete do të ndermerren”, u shpreh Kamberi.
Ai theksoi se pritet vendimi i shtabit republikan se cilat masa do ti përcaktojë dhe në bazë të këtyre do të vepron edhe komuna.
Sipas tij distanca sociale e masa tjera do të mbesin në fuqi derisa të vazhdojë lufta me korona virusin në nivel vendi.