Kamberi: Për interesa politike prentendojnë ti bojkotojnë zgjedhjet (video)
Lokale

Kamberi: Për interesa politike prentendojnë ti bojkotojnë zgjedhjet (video)

10.Feb.2014 14:59
0
Belgëzim Kamberi, drejtor i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, i cili është përmendur për të qenë njeriu që përfaqëson shqiptarët në jug të Serbisë edhe për kandidat për deputet, vlerëson se vendimi për mospjesëmarrje i shumicës së partive në zgjedhje do të ndikojë negativisht në jetën e shqiptarëve.  “Ata që pretendojnë të bojkotojnë zgjedhjet e bëjnë këtë për arsye dhe interesat e tyre të brendshme politike. Prishtina dhe Tirana duhet të ndërhyjnë politikisht”, tha Kamberi. Pavarësisht tentimeve edhe nga Tirana e Prishtina, të shtunën partitë vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje në një periudhë të rëndësishme edhe për Serbinë kur ka filluar procesi integrues në Bashkimin Evropian, raporton TCH. Kamberi thotë se faji për gjendjen e tanishme nuk është më në adresat larg vendeve ku jetojnë. “Klasa politike shqiptare po bëhet bashkëpërgjegjëse për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Preshevës, duke e izoluar vetë Luginën e Preshevës. Po tregohet edhe njëherë, si në rastin e lapidarit, ashtu edhe në këtë rast që po veprohet vetëm për interesa personale dhe partiake”, tha Kamberi. Ka ngelur që Partia për Veprim Demokratik, e Riza Halimit, por gjasat janë të vogla që shqiptarët të përfaqësohen në kuvendin serb./Titulli.com/ copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/votimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Maloku: Me bojkot, Lugina nuk fiton asgjë
Studentët e Luginës kthehen nga kufiri me Maqedoninë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration