Kamberi në Tiranë,  fillojnë të duken rezultatet e para të punës së tij
Lokale

Kamberi në Tiranë, fillojnë të duken rezultatet e para të punës së tij

21.Mar.2014 14:53
0
Në ambientet e kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë, është pritur sot Shaip Kamberi, deputet i zgjedhur nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë dhe ka zhvilluar një bisedë me Fate Velaj, këshilltar i parë i kryeministrit Edi Rama dhe Bledi Cuci, ministër për Çështje Vendore në Shqipëri.  Në këtë takim biseda është fokusuar në problematikat që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dhe në veçanti ato të paraqitjes së vlerave më të mira të krahinës në hapësirën shqiptare e evropian, transmeton Titulli. Kamberi ka ftuar këshilltarin e Ramës që në një kohë të mundur të vizitoj qytetet shqiptare në Luginën e Preshevës dhe të bisedojë me banorët e saj, si me ata vendimmarrës por edhe ata kulturë prodhues për të gjetur kështu rrugët që do të i çonin në një bashkërendim në prezantim të vlerave më të spikatura të kësaj krahine. Ndërkaq nga ana tjetër,  Fata Velaj i ka parashtruar Kamberit realitetin e ri shqiptar, atë të pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe angazhimin e qeverisë për intensifikimin e marrëdhënieve me të gjithë hapësirën shqiptare ku banojnë shqiptarët e në veçanti atë të Luginës së Preshevës dhe ka premtuar Kamberin se në një kohë të mundshëm do të vij patjetër në Preshevë. kamberi-velaj-cuciGjithashtu këshilltari i parë i Ramës Velaj, ka thënë në takim se ka ardhur koha e ngritjes se një “Presheva Info Center” në Tiranë,  ku të paraqiten të gjitha problematikat si dhe arritjet e kësaj krahine ashtu si dhe paraqitjen e këtyre arritjeve nëpër qytetet e Shqipërisë. Takimit të Velajt dhe Kamberit ju bashkëngjit dhe ministri për Çështje Vendore në Shqipëri, Bledi Cuci i cili e informoi atë mbi angazhimet e qeverisë në përmbushjen e obligimeve të saj për t’ju gjendur sa me afër shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shaip Kamberi po qëndron në vizitë një ditore në Tiranë së bashku me Driton Rexhepin, ku po takojnë zyrtarë të lartë të shtetit amë dhe ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinis, Erion Velija, përfaqësues nga kuvendi shqiptar, për bashkëpunime në të ardhmen dhe për zgjidhjen e çështjeve akute të shqiptarëve këtu./Titulli.com/
Beqiri: E papranueshme funksionimi i minibazave në Cepotin të Bujanocit
Vatra: Dy deputet shqiptarë të Luginës, fitore pozitive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration