Kamberi: Klasa politike shqiptare dështoi në Luginë
Diskriminimi modern shtetëror i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka bërë që situata në këtë zonë të jetë e brishtë.Ndërkohë që klasa politike shqiptare sipas përfaqësuesve të Këshillit të Drejtave të Njeriut ka dështuar në jetësimin e kërkesës legjitime të shqiptarëve të paraqitur me Referendumin e vitit 1992 kur kërkohej Autonomi territoriale politike dhe kulturore me të drejtë bashkëngjitje Kosovës.
I pari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi e ka vlerësuar gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë jashtëzakonisht të rëndë. Për të cilën sipas tij fajtorë kryesor është diskriminimi modern shtetërorë i Serbisë, por në këtë kuadër nuk amnistohet as klasa politike që tubon shqiptarët në Luginë, transmeton rtk.
Alternativ për tejkalimin e kësaj gjendje, sipas Kamberit, është ndërrimi i mendësisë politike dhe reformat në strukturën aktuale të klasës politike shqiptare, pa përjashtuar ndikimin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.
Shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sipas statistikave të regjistrimit të vitit 2002, duke mos përfshirë më se 40 për qind të popullatës së zhvendosur në qendra të ndryshme të Kosovës si dhe ata që janë në mërgim, janë 61647 banorë.
Ndërkohë që në këtë rajon aktivisht veprojnë shtatë parti politike shqiptare dhe disa grupe. Në që të tria komunat, partitë politike shqiptare ose janë bartëse të pushteteve lokale ose kanë nda përgjegjësitë me partitë politike serbe, ndërkohë që gjendja e shqiptarëve në këtë zonë vazhdon të mbetet e pandryshueshme. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/belgzim%20kamberi-ballina.jpg): failed to open stream: No such file or directory