Kamberi: Kemi garanci se Lugina do të jetë në agjendën amerikane në bisedimet Prishtinë-Beograd (video)
Lokale

Kamberi: Kemi garanci se Lugina do të jetë në agjendën amerikane në bisedimet Prishtinë-Beograd (video)

21.May.2019 12:37
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka folur për vizitën e tij disa ditore në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të sensibilizimit të çështjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai tha se ka zhvilluar takime të rëndësishme në departamentin e shtetit dhe zyrtarë tjerë qeveritarë e civil duke thënë se Lugina e Preshevës do të shtrohen n diskutime, shkruan Titulli.com.

Kamberi theksoi se ka marrë garanci nga Washnigtoni zyrtar se çështja e Luginës së Preshevës do të jetë  në agjendën amerikane gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

“Duke pasur parasysh faktin që 20 vite kemi tentuar të integrohemi në shtetin e Serbisë dhe kërkesa jonë nuk është pranuar edhe për kundër faktit se kemi të nënshkruar tre marrëveshje me Beogradin zyrtar”, tha mes tjerash Kamberi në konferencë për media  , raporton Titulli.com.

Për vizitë 1 javore në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë së bashku Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit,  nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare./Titulli.com/

Për më tepër detaje lidhur me vizitën e tij në SHBA shikoni videon e plotë.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/haip-kamberi.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration