Kamberi: Faleminderit për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar
Shaip Kamberi ka falënderuar të gjithë ata që të enjten, votuan për listën "Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës" në rivotimin e mbajtur për qendrën numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Postimi i plotë i Shaip Kamberi në Facebook:
Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.
Njëzëri.
Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.
Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.
Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë - që mundësuan realizimin e votës së lirë.
28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.
Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.
Faleminderit!
Bashkë ia dolëm.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-kl.jpg): failed to open stream: No such file or directory