Kamberi dridh parlamentin e Serbisë: Nuk do të gjunjëzohemi për të drejtat në Luginë
Lokale

Kamberi dridh parlamentin e Serbisë: Nuk do të gjunjëzohemi për të drejtat në Luginë

11.Dec.2015 13:47
0
Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Ivica Daçiq i cili mes tjerash tentoi të tregoj se shqiptarët e Luginës kanë "10 herë më shumë të drejta se sa që duhet'', shkruan Titulli.com.

Kamberi duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës potencoi  se nuk do të gjunjëzohemi për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

"Pa marrë parasysh nëse do të ketë më shumë ose më pak para, më shumë ose më pak të drejta, ne nuk do të gjunjëzohemi deri në realizimin e të drejtave të shqiptareve të Luginës së Preshevës në bazë të standardeve Evropiane'', tha mes tjerash deputeti Kamberi në seancën e sotme të kuvendit të republikës së Serbisë.

Ai gjithashtu drejtoi pyetje ministres Jadranka Joksimoviq, e ngarkuar për integrime evropiane në qeverinë e Serbisë, transmeton Titulli.com.

“Përmendët se është ndërmarrë iniciativa për fondet evropiane “IPA” për bashkëpunime ndërkufitare me Maqedoninë ndërsa nuk keni përmend se çfarë është bërë më iniciativën për hapjen e vendkalimit të vogël kufitarë në Llojan-Miratoc, që duhet të jetë parakusht për këtë bashkëpunim”, pyeti deputeti Kamberi ministren për integrime evropiane Joksimoviq./Titulli.com/

 

 

Mitroviq: Politikanët shqiptarë t'i thonë të vërtetën qytetarëve të tyre (foto&video)
Shtëpia shëndetit në Preshevë përfiton donacion në vlerë prej mbi 12 mijë dollarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration