Kamberi dhe Sinani do të udhëtojnë për vizitë në SHBA
Lokale

Kamberi dhe Sinani do të udhëtojnë për vizitë në SHBA

11.May.2019 17:41
0

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi dhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani, do të udhëtojnë për vizitë në SHBA.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë.

Njëkohësisht, gjatë qëndrimit në SHBA, Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të takojë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan.

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

SHBA është dhe do të mbetet faktori kryesorë i ruajtjes, kultivimit dhe avancimit të paqës në botë në përgjithësi e në Ballkanin Perëndimor në veçanti.

Informatë e marrë nga PVD

copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-sinani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ragmi Mustafa do të qëndroj për një vizitë 7 ditore në SHBA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration