Kamberi: Ata që po thonë fol shqip, po investojnë serbisht në Bujanoc (video)
Lokale

Kamberi: Ata që po thonë fol shqip, po investojnë serbisht në Bujanoc (video)

21.Oct.2014 22:59
0

Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve-Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar kanë shpalosur programin parazgjedhorë në Medvegjë.

Kryetari i PVD-së dhe njëherit deputet popullorë, Riza Halimi tha se KKSH ka bërë përparim por ka ende shumë punë për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon.

Halimi shprehu edhe brengën e mësimdhënësve shqiptar për provimin profesional që duhet të punohet shumë në fushën e arsimit. 

Galip Beqiri, që i prinë listës “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” ka thënë se në Medvegjë  shkon me emocione të veçanta sepse ky vend po zbrazet dhe se ai ka sjellë për herë të parë ambasadorin e Shqipërisë në këtë komunë. 

Shaip Kamberi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc deklaroi se problemet e Medvegjës janë më të mëdha se në vendet tjera ku ka shqiptarë dhe ai kritikoi moton e koalicionit PD-BDL fol shqip, mendo shqip, investo serbisht. 

“Ata që dje kanë qenë këtu me ju mësue me fol shqip, ata në Bujanoc po investojnë serbisht ata fondet që i marrin në trupin koordinues nuk i qojnë në vendbanimet shqiptare por i qojnë te kishat serbe, deklaroi Kamberi. 

Femhi Beja funksionar nga komuna e Medvegjës, ftoi bashkëqytetarët e tij që të dalin të votojnë numrin 3 dhe në këtë mënyrë të përkrahin politikën tonë. 

Të pranishmit në këtë tubim parazgjedhorë vlerësuan se është koha kur shqiptarët e Medvegjës t’i thonë stop politikës demagogjike dhe të përkrahet lista “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” që punon me sinqeritet për të ardhmen e shqiptarëve./Titulli.com/

Program Parazgjedhor

 

 

Samolica do ti thotë stop politikave demagogjike, votoni numrin 3 (foto&video)
Arifi përgjigjet: Merruni me punët tuaja, fitoni ndonjë këshilltarë (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration