Lokale
Kaloi afati ligjor që të largohet lapidari në Preshevë
Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka njoftuar se në mesnatë ka kaluar afat ligjor që pushteti lokal në Preshevë ta largoj lapidarin e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, në të kundërtën organet e Serbisë do ta rrënojnë.
“Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës” ka thënë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakoviq, transmeton Titulli.
Në këtë njoftim po ashtu thuhet se inspeksioni do të sjellë Vendimet rreth procedurave të Zgjidhjes, e cila do të definoj qartë procedurat dhe afatet ligjore për largimin e lapidarit.
“Me të përfunduar afati ligjor, do të veprohet sipas Vendimit dhe do të largohet lapidari i vendosur ilegalisht, me ndihmën e organeve përgjegjëse për punë të brendshme në rast se kjo është e nevojshme”, thekson Selakoviq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-ucpmb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!