Këshilli Kombëtar Shqiptar me struktura të reja organizative
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e dytë të radhës dhe ka zgjedhur strukturat e reja organizative.
Anëtarët e pranishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë zgjedhur Zejni Fejzullahun për zëvendëskryetar, Enver Memeti sekretar dhe kryetar i organit ekzekutiv është votuar Shukri Ymeri, kuse për zëvendës Arbër Pajaziti.
Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së tha se tani është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni, nga rezultatet e dalë të zgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike - Dr.Sc.Nagip Arifi”.
Sipas Musliut në këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucioni nga fushat përkatëse.
Musliu tha se iu është bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjidhjen e problemeve.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur para vetës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/