Jugu i Serbisë, Bujanoci e Presheva nuk i besojnë udhëheqësisë komunale
Lokale

Jugu i Serbisë, Bujanoci e Presheva nuk i besojnë udhëheqësisë komunale

16.Dec.2013 14:29
0
Më shumë se gjysma e banorëve të Rrethit të Pçinjës vlerësojnë se bujqësia është bazë për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, dhe se është e nevojshme që të investohen më shumë mjete nga buxheti për të ndihmuar bujqit. Gjithnjë e më shumë qytetarët e shohin  shansin e zhvillimit të turizmit dhe industrive të lehta, ndërsa ka edhe prej atyre  që vlerësojnë se komunat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, janë këto rezultatet e hulumtimit që ka bërë CeSID, për programin e partneritetit evropian me komunat EU PROGRES. Anketa e zhvilluar kishte për qëllim zbulimin se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimet e vetëqeverisjeve lokale dhe bashkëpunimin e tyre me publikun me qëllim zgjidhjen e problemeve. “Anketa ka treguar se qytetarët dëshirojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, siç është ndërtimi dhe mirëmbajta e rrugëve, ujësjellësit dhe kanalizimit, mirëpo edhe një sistem më të mirë shëndetësorë e arsimor. Të kënaqur janë me qasjen që kanë në vendet për blerje dhe porositje (53%), afërsinë e këmbimoreve (51%), solidaritetin dhe gatishmërinë e të tjerëve për të ndihmuar (64%) dhe sigurinë në vendet ku banojnë (57%)”, ka thënë Marko Blagojeviq, drejtor ekzekutiv i CeSID-it, transmeton Titulli. Qytetarët në jug të Serbisë, megjithatë, më së shumti i godet niveli i ulët i standardit jetësor, pasi që 43 për qind e tyre thonë se në familje jetojnë vështirë, apo në gjendje të rëndë, ndërsa 44 për qind e të anketuarve nuk ka një punë të përhershme, tregojnë rezultatet e kërkimit. Të anketuarit vlerësojnë se edhe njoftimet në komunë nuk janë të organizuara mirë, kështu 48 për qind shprehen se disa herë duhet të pyesin për një informacion, i cili ndikon edhe në besimin e lartë se procedurat komunale janë të komplikuara. Bujanoci, Presheva, Surdulica, Bosilegradi dhe Trgovista janë karakterizuar si  bashkësitë lokale me komplikimet më të vogla procedurale. Rreth 70 për qind e banorëve të këtyre komunave beson se në administratë ka staf miqësorë dhe jomiqësor, derisa në sjellje të pahijshme të punësuarve në vetëadministratë lokale janë ankuar 75 për qind e të anketuarve. “Hulumtimi ka treguar se qytetarët vlerësojnë se nuk janë sa duhet të informuar me punën e administratës komunale, ndërsa pakënaqësia më e madhe është në Preshevë me 62 për qind dhe në Trgovishtë me 51 për qind, derisa në Vranjë 44 për qind vlerësojnë se janë të informuar aq sa duhet. Komuna e Bosilegradit, Preshevës, Trgovishtës, Bujanocit dhe Surdulicës përpiqen që t’i përmbushin nevojat e qytetarëve të tyre, mirëpo 44 për qind e të anketuarve vlerësojnë se qeverisjet lokale duhet të kujdesen më shumë për nevojat e tyre, që ka të bëjë më shumë me Vranjën dhe Vlladicki Hanin, ku udhëheqësia ka marrë edhe vlerësimet më të vogla për punën e bërë”, ka shpjeguar Bllagojeviq. Anketimi ka përfshirë 8378 qytetarë të rritur të komunave të jugut të Serbisë, Vranjës, Surdulicës, Bosilegradit, Bujanocit, Preshevës, Vlladicki Hanit dhe Trgovishtes./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Diagrami.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Reagim: Po manipulohet me organizimin fetar në Luginë
Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc shkon drejt shitjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration