Jovanoviq: Këmbimi i Preshevës dhe Bujanocit me çmim të lartë për qytetarët
"Kosova duhet të jetojë jetë normale njëjtë si Serbia" Lideri i partisë demokratike liberale serbe Çedomir Jovanoviq asnjëherë nuk e ka fshehur qëndrimin e tij se Kosova është krejtësisht e pavarur nga Serbia që nga përfundimi i luftës. Ai në një prononcim për TV21 tha se Kosova duhet të jetojë jetë normale njëjtë si Serbia, ndërsa pengesat në atë rrugë, sipas tij janë politike.
“Për Vuçiqin janë problem taksat dhe nuk dëshiron të ulet në tavolinë derisa nuk tërhiqet ai vendim. Këtë nga Prishtina e kërkojnë Evropa dhe Amerika por nga ana tjetër duket që Qeveria e Kosovës ka logjikë të saj dhe arsye pse insiston që dialogu të vazhdohet më ndryshe nga ajo që deri më tani është zhvilluar. Tashmë disa vite në Bruksel takohen politikanë nga Beogradi dhe Prishtina, është nënshkruar marrëveshja e Brukselit. Pjesa më e madhe është realizuar por ende nuk është ajo që është parakusht për normalizim të raporteve. Kjo është gatishmëria e Beogradit që të nënshkruaj marrëveshje detyruese juridike me Prishtinën me të cilën nuk do i pengoj më Kosovës në skenën ndërkombëtare, OKB dhe integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO”, deklaroi Çedomir Jovanoviq, Lider i Partisë Demokratike Liberale Sërbe.
Ai tha se është kundër këmbimit të territoreve dhe keqtrajtimit të njerëzve, por tha se është PRO një marrëveshjeje e cila do të ishte në interes të të gjithëve.
“Unë jam kundër këmbimit të territoreve, maltretimit të njerëzve, largimit të banorëve, ndonjëherë duhet pasur mençuri për të sjellë vendime që kanë të bëjnë me respektimin e jetës. Unë nuk e di nëse janë të sakta informacionet e publikuara nëpër mediat në lidhje me disa komuna të veriut të Kosovës dhe me anën e tjetër të Preshevës dhe Bujanovcit, por e di se qytetarët paguajnë çmim të lartë për marrëveshjet politike. Pra, nuk jam kundër ndonjë marrëveshjeje që do ta arrijnë Beogradi dhe Prishtina. Nëse ne merremi vesh dhe vlerësojmë se kjo është në interes të të gjithëve, atëherë, kjo marrëveshje duhet të pranohet. Por, këtë duhet ta tregojnë Thaçi dhe Haradinaj, Vuçiqi, Mogerini, Amerika, ata të cilët marrin pjesë në ato negociatat”, u shpreh Çedomir Jovanoviq, Lider i Partisë Demokratike Liberale Sërbe.
Jovanoviq tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë më kohë për të pritur, andaj sipas tij nevojitet që të përshpejtohen marrëveshjet politike, sepse siç u shpreh, jeta lëviz me shpejtësi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ovanovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory